Botërori i Formula 1 nis nën shenjën e Mercedes. Në Albert Park të Melbourne skuderia gjermane ishte dominuese me George Russell që fitoi pole position me kohën 1 minutë, 18 sekonda e 518 të mijtat me britanikun që regjistroi pole positionin e tij të 8.

Vija e parë e startit të garës është e gjitha Mercedes pasi në vendin e dytë u rendit Andrea Kimi Antonelli me 293 të mijtat më shumë se shoku i tij i skuadrës.

Piloti italian u përplas fort në fundin e provave të treta të lira  duke dëmtuar pjesën e pasme tëe makinës dhe vetëm flamuri i kuq i valëvitur për shkak të incidentit të Verstappen iu dha mundësi mekanikëve të Mercedes të fitojnë garën me kohën për të rikthyer Antonellin në pistë.

Nga vija e dytë e startit do të nisen Isack Hadjar i renditur në vendin e tretë me 785 të mijtat më shumë se Russell dhe Charles Leclerc me Ferrari në vendin e katërt. McLaren, skuadra kampione e botës në fuqi pushtoi vijën e tretë me Oscar Piastrin në vendin e pestë që la pas pikërishti pilotin kampion në fuqi, Lando Norris në të gjashtin. Nuk shkoi më shumë se vendi u 7 piloti tjetër i Ferrarit Leëis Hamilton që ndiqet nga Liam Laëson me Red Bull.

Max Verstappen do të niset nga vija e 10 e startit me pilotin holandez që përfundoi jashtë piste për shkak të bllokimit të gomave të pasme. Përkrah tij do të jetë Valtteri Bottas me Cadillac dhe Pas tyre janë vetëm Carlos Sainz dhe Lance Stroll që as nuk zbritën në pistë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB