Federata Marokene e Futbollit ka njoftuar emërimin e Mohamed Ouahbi si trajnerin e ri të ekipit kombëtar, duke zëvendësuar Walid Regragui, tre muaj para fillimit të Kupës së Botës 2026.

“Jam i vetëdijshëm për pritshmërinë, jam shumë i nderuar dhe jam i përkushtuar të punoj me vendosmëri, përulësi dhe patriotizëm”, tha ish-trajneri i ekipit përfaqësues U20 të Marokut, gjatë një ceremonie të transmetuar drejtpërdrejt pas njoftimit të emërimit të tij.

Maroku mbeti 1 penallti larg lavdisë në Kupën e Afrikës dhe pak javë më vonë trajneri i kombëtares së këtij vendi largohet nga posti i tij. Walid Regragui vendosi të lërë detyrën e tij në pankinën e përfaqësueses marokene pas humbjes në finale me Senegalin.

Ajo ndeshje e polemizuar e përjetuar në Rabat në muajin janar vazhdon të lërë shenja dhe pas sanksioneve të vendosura nga Konfederata Afrikane e Futbollit, Maroku do të duhet të nisë  gjithçka nga e para. Ishte vetë trajneri Regragui ai që konfirmoi largimin e tij nga pankina e përfaqësueses marokene në një postim të tij në rrjetin social Instagram. ‘Gjithnjë Maroku. Zoti, Vendi, Mbreti. Faleminderit-shkruante trajneri në postimin e tij që shoqëronte një videomesazh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB