‘Jam i lumtur që erdha këtu’/Deklarata e Ernest Muçit që mund të thotë shumë për të ardhmen e tij….
Me 17 gola dhe 6 asiste në 25 ndeshje sezonale, Victor Osimhen po përjeton një tjetër sezon të nivelit të lartë me fanelën e Galatasaray, por e ardhmja e tij mund të jetë larg Turqisë. Sulmuesi nigerian ka një profil që e lakmojnë shumë klube të mëdha dhe nuk është një mister që ai pëlqehet edhe nga Juventusi që është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe në të kaluarën e tentoi njëherë blerjen e Osimhen.
Në ditët e sfidës së dyfishtë në Ligën e Kampioneve, zërat për një transferim të Osimhen në Torino u shtuan shumë edhe për shkak të fjalëve të vetë sulmuesit që shfaqi vlerësimin e tij për klubin torinez.
A është i mundur ky transferim? Në ditet e kaluara në Turqi u fol edhe ekzistencën e mundshme të një klauzole të zgjidhjes së kontratës në marrëveshjen mes futbollistit dhe Galatasaray, një hipotezë që presidenti i klubit turke, Ozbek e përgënjeshtroi në mënyrë kategorike. ‘Nuk ekziston asnjë klauzolë e zgjidhjes së kontratës me Osimhen-tha Ozbek, përpara se të fliste për shifrat e operacionit që sollën Osimhen në Turqi-ndoshta ditën kur e blemë u fol për një shifër të lartë, por në opinionin publik futbollistik prevalon ideja se çmimi i paguar ka mbetur i ulët dhe se vlera e futbollistit është shumë më e lartë’.
Ozbek më pas e blindoi ish sulmuesin e Napolit.
‘Osimhen është një futbollist shumë i suksesshëm që do t’i shërbejë Galatasaray për shumë vjet-shtoi Ozbek-nga të gjithë qendërsulmuesit që kanë qenë këtu, Osimhen është ai që më entuziazmon më shumë pas Metin Oktay. Është i jashtëzakonshëm. E ndjekim kudo me interes dhe admirim. Lufton me intensitet shumë të lartë pa bërë asnjë dallim nga një ndeshje në tjetrën, madje edhe në stërvitje duket sikur është në ndeshje. Ndonjëherë kemi frikë se do të dëmtohet, por është një profesionist shumë i mirë dhe kujdeset shumë për veten. Edhe me shokët e skuadrës ka një raport shumë të mirë’
Ndërkaq Ozbek nuk foli fare për klauzolën ‘anti Itali’ që presidenti i Napolit De Laurentiis thuhet se e ka përfshirë në kontratë në momentin e shitjes së Osimhen dhe që e detyronte Galatasaray që paguante një dëmshpërblim 70 milionë euro nëse sulmuesi do të shitej te një skuadër tjetër italiane.
Top Channel