Materazzi dhe kartoni i kuq i Zidane, ish mbrojtësi kujton: Gjithçka nis nga një qortim i Gattusos
Lois Openda nuk ka ndërmend të heqë dorë. Pavarësisht sezonit zhgënjyes që po bën deti tani, sulmuesi belg dëshiron që të tregojë se është futbollist për Juventusin. Dhe për ta bërë këtë, ai nuk po punon vetëm në nivel teknik dhe taktik por edhe në atë fizik, siç e tregon postimi i tij në Instagram Story.
Në atë foto shihet një specialist belg që përdor mbi trupin e Opendës teknikën e kupave, një teknikë që përdoret nga sportistët për oksigjenin dhe rikuperimin muskular.
Çfarë është teknika e kupave? Nëse ju ka ndodhur të shihni disa rrathë të kuq në shpatullat e norarëve olimpikë, dijeni që nuk janë tatuazhë artistikë, por shenjat e kupave. Kjo praktikë mijëvjecare, e ardhur nga mjekësia tradicionale kineze, aktualisht është shtylla e terapisë antalgjike moderne. Sekreti është i gjithi te një efekt në boshllë; duke aplikuar kupa qelqi të vendosura përmbys mbi lëkurë dhe duke hequr oksigjenin më brendësi, krijohet një thithje që ngre indet dhe që tërheq një fluks masiv gjaku.
Ky hiperfluks i gjakut, i kombinuar me nxehtësinë e prodhuar, vepron si një relaksues i fuqishëm natyror i muskujve, duke çliruar tensionin e muskujve dhe duke zvogëluar perceptimin e dhimbjes vetëm në pak minuta. Edhe pse duket se është i lehtë për t’u aplikuar, teknika e kupave kërkon duar eksperte; manipulimi duhet të kryhet nga specialistë të mjekësisë fizike dhe rehabilitative për të shndërruar ato pullat në lëkurë në një përfitim të vërtetë fiziologjik.
Top Channel