Ndërsa pritet ndezja e motorëve në pistën e Melbourne për sezonin e ri të Formula 1, në ambientet e këtij kampionati vazhdon të flitet për martesën e Charles Leclerc me Alexandra Saint Mleux të kryer javën e kaluar.

Dhe padyshim në konferencën e zakonshme për shtyp përpara nisjes së fundjavës australiane, nuk mund të mungonte pyetja klasike për Hamilton: ‘Çfarë dhurate i bëre Leclerc?’

‘Nuk jam martuar kurrë, kështu që nuk i dhashë asnjë këshillë-kështu e nisi përgjigjen e pyetjes, 7 herë kampioni i botës-nuk i kam bërë ende një dhuratë. Zakonisht marr shumë kohë kur bëhet fjala për dhurata të tillë, kështu që me shumë mundësi do t’ia jap dhuratën pas 6 muajsh’

Padyshim që do të vinte edhe përgjigja e Charles Leclerc duke bërë që të krijohet një atmosferë humori në sallë.

‘Një dhuratë dasme nga Lewis? Pas 6 muajsh do të jetë fundi i sezonit, kështu që një titull do të ishte diçka e bukur, por nuk jam i sigurt që se ai është i gatshëm të ma japë atë-ishte përgjigjja me tone shakaje e Leclerc ndaj shokut të tij të skuadrës.

‘Përsa i përket martesës, është një moment shumë i rëndësishëm i jetës sime dhe kam folur shkurtimisht edhe me Lewis-shtoi Leclerc-janë ato momente që shkojnë përtej garave, por që do të jenë mes momenteve më të rëndësishme të jetës sime. Kështu që është me të vërtetë speciale’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB