Fenerbahçe, Domenico Tedesco në spital për një infeksion, si është gjendja e trajnerit

05/03/2026 11:27

Fenerbahçe fiton pa trajnerin e tij. Ashtu sikurse edhe në përballjen me Antalyaspor, Domenico Tedesco nuk ishte në pankinë për të drejtuar skuadrën e tij as në sfidën Gaziantep që Fenerbahçe e fitoi me rezultatin 4-0 në Kupën e Turqisë.

Shkak ishte një infeksion që e ka detyruar që të ‘braktisë’ për pak kohë profesionin e tij. Fenerbahçe nëpërmjet një komunikate zyrtare siguroi tifozët e skuadrës duke konfirmuar se Domenico Tedesco po merr kura specifike dhe ndërkohë ia ka besuar pankinën asistentit të tij, Zeki Murat Gole.

Pavarësisht mungesës në dy ndeshje, duket se shumë shpejt gjërat do të kthehen në normalitet pasi stafi mjekësor në fakt do të lejojë kthimin e Tedescos në pankinën e Fenerbahçes që në ndeshjen e fundjavës që vjen, tamam në kohë për transfertën delikate në kampionat kundër Samsunspor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB