Dinamo dhe Egnatia plotësojnë kuadrin e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë duke iu bashkuar Vllaznisë dhe Elbasanit. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja eliminoi në çerekfinale Tiranën pasi e mundi edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Air Albania Stadium me të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë, 2-0.

Dinamo e zhbllokoi rezultatin në minutën e 30 me Nezirin, një gol që ia vulosi praktikisht kualifikimin në gjysmëfinale. Në fillimin e pjesës së dytë, Dinamo i dha goditjen përfundimtare Tiranës duke shënuar edhe golin e dytë me Guindo për të fiksuar fitoren 2-0 të ndeshjes për të shkruar emrin mes 4 më të mirave të kompeticionit

Nuk pati fitues në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Teutës pasi kjo ndeshje u mbyll me barazimin 0-0. Por ishte skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ajo që vijon rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë duke u kualifikuar në gjysmëfinale, një kualifikim që erdhi pas fitores së ndeshjes së parë të arritur në Durrës me rezultatin 2-1. Kështu skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë janë Vllaznia, Elbasani, Dinamo dhe Egnatia që do të mësojnë  për fatin e tyre në këtë fazë në shortin që do të hidhet në ditët në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB