Kupa e Mbretit/Real Sociedad fiton derbin bask me Athletic Bilbaon, do të diskutojë finalen me Atletico Madrid.
Nuk ka fitues në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Lazios dhe Atalantës. Në një Olimpico të boshatisur skuadrat e mbyllën ndeshjen mes tyre me barazimin 2-2 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
Ndeshja nisi menjëherë me ritme shumë të larta nga Atalanta që pa t’i anulohej edhe një gol i Krstovic në minutën e 8 për pozicion jashtë loje të Zappacostës që i dha asist. Lazio u përgjigj me Maldinin, por Atalanta rrezikoi shumë me Zappacostën që goditi tramversën. Golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e dytë. Lazio zhbllokoi rezultatin me Dele Bashiru që shënoi në minutën e 47.
Bergamaskët u përgjigjën menjëherë teksa barazuan në 1-1 me Pasalic. Ky skenar u përsërit edhe në castet e fundit të sfidës. Në minutën e 87 Dia riktheu Lazion në avantazh duke e çuar rezultatin në 2-1, por vetëm 2 minuta më vonë, Atalanta barazoi sërish këtë radhë me Musah dhe kjo ndeshje u mbyll me barazimin 2-2 me skuadrën fituese që do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Bergamo
Top Channel