Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka sqaruar pozicionin e Shqipërisë dhe sigurinë e saj përball sulmeve në Lindjen e Mesme.
I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’, Karamuço u shpreh se Shqipëria nuk është në hartën e objektivave të Iranit, duke përgënjeshtruar ato që ai i quajti dezinformata të shpërndara në rrjetet sociale.
“Këtu flasim për luftë. Që të përmbysësh një regjim në kohë lufte duhen armë dhe një rezistencë e brendshme. Kjo nuk mund të ndodhë në Iran, sepse është një shtet i madh dhe nuk pushtohet lehtë.
Mund të realizohet vetëm faza e parë, ajo e bombardimeve dhe sulmeve ajrore. Mbrojtja kundërajrore iraniane është neutralizuar pothuajse plotësisht. Megjithatë, disa sisteme moderne kundërajrore nuk arrijnë të kapin disa lloje dronësh.
Ka pasur edhe panik në rrjetet sociale, sepse dalin sepse dalin 2-3 gjakprishur që kanë marrë lekë në Iran dhe hapin disa dizinformata dhe bëhet një katrahurë në Shqipëri duke krijuar një situatë kaotike në Shqipëri.
Me dronë është e pamundur të goditemi, ata nuk na kanë fare në objektiv. Në radhë të parë, objektivat e tyre janë bazat ushtarake. Shqipëria nuk është pjesë e hartës së objektivave.
Po zhvillohet një propagandë për të përhapur panik. Ndërkohë, strukturat e antiterrorit janë vënë në lëvizje, si edhe institucionet tona”, u shpreh Karamuço.
Top Channel