Top Story/ “Irani nuk e mbajti fjalën”, ish-ministri i Jashtëm: Sulmi ka disa objektiva, ende nuk është bërë sulmi i madh

02/03/2026 21:15

Arian Starova, ish-ministër i Jashtëm, u shpreh se sulmi në Iran nga SHBA-Izrael, si pasojë e dështimit të negociatave.

Në studion e Top Story, ai u shpreh se ky sulm ka një rreze të gjerë dhe se në thelb ka interesa ekonomike.

“Është tronditje ajo që ndodh në Iran, por është vazhdimësi e logjikës së ndjekur nga Trump. Për 47 vjet regjimi islamik i Iranit është përpjekur të nxirë terrorizmin, të prodhojë armë bërthamore, pra e ktheu në një diktaturë të llojit të vet. Janë bërë vazhdimisht negociata sidomos për të mos zhvilluar armë bërthamore.

Fusha diplomatike u la sërish e lirë për Iranin, por u ndërprenë sepse është e kotë të besojmë njerëzve që nuk i qëndrojnë premtimeve, dhe ndodhi ajo që ndodhi. Një sulm i fuqishëm që ka shumë objektiva, goditjet janë bërë shumë të fuqishme.

Ndryshim rendi botërorë është sa herë kur ndodhin ndryshime të mëdha ndërkombëtar. Ka një ndryshim, ka filluar përpjekja edhe me forca ushtarake për sfera influence që në thelb kanë interesa ekonomike”, u shpreh Starova.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB