‘Odisea’ e ish futbollistit të Barcelonës, 16 orë në makinë për t’u larguar nga Teherani mes raketave
Java e 27 e Serie A mbyllet me ndeshjen mes Udinese dhe Fiorentinën e fituar pastër nga skuadra friulane me rezultatin 3-0 me skuadrën violë që nuk diti të shfrytëzojë humbjet e skuadrave rivale për mbijetesë
Në Bluenergy Stadium u pa një ndeshje pa histori me Udinesen që ishte dominuese në fushën e lojës falë edhe dyshes Zaniolo-Davis të cilët mbrojtja e Fiorentinës e kishte të pamundur t’i ndalte. Vetëm 10 minuta priti Udinese për të marrë avantazhin në 1-0 në rezultat me golin e shënuar nga Kabasele.
Më pas De Gea bëri disa pritje për të evituar golin e dytë të Udineses, por nuk mundi dot të bëjë dot gjë në minutën e 63 kur friulanët fituan penallti pas faullit të Ruganit ndaj Davis me anglezin që e ekzekutoi vetë Davis duke e çuar rezultatin në 2-0.
Fiorentina ishte inekzistente në fushën e lojës teksa në asnjë moment nuk reagoi dhe në minutën e 93, Buksa fiksoi fitoren 3-0 për Udinesen që shkon në kuotën e 35 pikëve, ndërsa Fiorentina mbetet në vendin e 18 me 24 pikë po aq sa edhe Lecce e Cremonese
Top Channel