“E njihnim Teheranin si Jerusalemin, kamerat e trafikut ishin hakeruar prej vitesh”, si e organizoi Mossadi operacionin për të vrarë Khamenein
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi u shpreh se sulmi amerikano-izraelit në Iran erdhi menjëherë pas publikimit të dosjes Epstein.
I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’, ai u shpreh se në Lindjen e Mesme është hapur ajo që ai e quan Kutia e Pandorës.
“SHBA-ja nuk është dhe nuk ndihet e rrezikuar nga Republika Islamike, pasi ka me qindra baza në Gjirin Persik. Në gjykimin tim, Irani është shteti më i madh në Lindjen e Mesme, me një popullsi rreth 92 milionë banorë.
Ajo që kanë bërë amerikanët dhe izraelitët në mes të bisedimeve është se goditën më 12 qershor, pikërisht gjatë negociatave. Kjo çështje shkon në favor të Izraelit për tezën e tyre biblike.
Kjo goditje vjen menjëherë pas dosjeve Epstein. Domethënë, ka pasur një levë presioni kundrejt Trump.
Në Lindjen e Mesme është hapur “Kutia e Pandorës”. Po sulmohen Dubai, Katari dhe Kuvajti, të cilat kanë para, por nuk janë të përgatitura për t’u mbrojtur”, u shpreh eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Top Channel