Futbolli anglez kundër rregullave të reja, Premier League nuk do të përdorë VAR për goditjet e këndit
Arne Slot pranon se nuk i pëlqen realiteti i ri i Premier League që bazohet te loja nga goditjet standarde dhe se për këtë arsye ai nuk i ndjek shumicën e ndeshjeve të kampionatit.
Këtë sezon skuadra që po spikat më shumë përsa iu përket goditjeve standarde është Arsenali që ka shënuar 16 gola nga goditjet e këndit dhe në këtë mënyrë shënoi edhe golat në fitoren 2-1 ndaj Chelsea të dielën. Edhe vetë Liverpooli 3 nga golat e tij në fitoren 5-2 ndaj ëest Ham i shënoi nga goditjet e këndit.
‘A më pëlqen? Zemrës sime futbollistike nuk i pëlqen kjo. Aktualisht nuk me jep kënaqësi të shoh shumicën e ndeshjeve të Premier League-tha Arne Slot-prej 10-15 vitesh më pëlqen të shoh Barcelonën cdo të dielë në mbrëmje, por loja në goditjet standarde bën që të ketë shumë kompetitivitet në Premier League’
Slot shtoi se në Angli mund të godasësh portierin në fytyre dhe arbitri vazhdon lojën duke shtuar se ndoshta gjërat do të ndryshojnë në 5 apo 10 vjet. Këtë të martë Liverpool do të luajë me ëolverhampton në 1/8 e finaleve të FA Cup, ndërsa në 10 mars do të përballet me Galatasaray në sfidën e parë të 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve me skuadrën e The Reds që nuk do të ketë në këto dy sfida Florian ëirtz, gjë që e pohoi vetë Slot
Top Channel