F1 fillon javën e ardhshme në DigitAlb, por sulmet në Lindjen e Mesme kanë detyruar organizatorët të reagojnë…
Kriza në Lindjen e Mesme ka krijuar një skenar pasigurie dhe të paparashikueshëm për botën e Formula 1 teksa rreziku për një pezullim apo një riorganizimi i kalendarit është shumë më shumë konkrete nga sa mund të besohet.
Nëse për momenti gara e parë e sezonit ajo në Australi nuk duket se është në diskutim, kampionati mund të ndjekë një rrugë tjetër.
Mekanikët e bllokuar
Testet parasezonale të Formula 1 u zhvilluan në Bahrein dhe u mbyllën pa pasoja. Por pak ditë më vonë, Irani bombardoi një bazë amerikane duke detyruar teknikët të anulonin një test për gomat. Disa komponentë të Ferrarit nuk kanë mbërritur akoma në Melbourne, por pritet që kjo të ndodhë në orët e ardhshme. Po mendohet për rrugë alternativë për të arritur në Australi, por ‘dritaret’ që aktualisht janë të hapura, po mbyllen; korridori Evropë-Azi ka arritur në nivelin më të lartë të rrezikut për t’u ngushtuar
Logjistika e vështirë
Për të fluturuar drejt Lindjes dhe e kundërta është kaluar nga 4 korridore të disponueshme në 2022 në vetëm 1 e gjysmë në këtë moment. Rruga siberiane është mbyllur prej 4 vitesh dhe nuk mbetet gjë tjetër veçse të fluturohet përmes Lindjes së Mesme që në këtë moment është në flakë. Edhe rruga e mesme, mbi Iran dhe Gadishullin Arab është mbyllur. Trajektorja që është ende e mundur është ajo mbi Afganistan dhe Pakistan, por përplasjet e fundit mes dy vendeve, me Islamabadin që ka deklaruar luftë të hapur, kërkojnë një vlerësim të kujdesshëm në lidhje me një mbyllje të mundshme. Me fjalë të tjera në këtë moment nuk ka asnjë korridor të sigurt që lidh Evropën me Azinë.
Kalendari në evoluim
Shumica e skuadrave kanë shkuar në Melbourne ku do të mbahet gara e parë e sezonit, që vështirë se do të pezullohet. Pas Australisë, kalendari vijon në kontinentin aziatik në Kinë dhe Japoni për t’u kthyer në Perëndim. Në 12 dhe 19 prill janë në program garat në Bahrein dhe Arabinë Saudite; për momentin të konfirmuara edhe pse është e vështirë të ngresh hipotezë për atë çfarë do të ndodhë pas 1 muaji. Gjithsesi, FIA po e mendon një ndryshim të mundshëm të kalendarit. Presidenti i këtij institucioni Mohammed Ben Sulayem ka deklaruar se po monitorohet me kujdes situata dhe se do të jetë siguria ajo që do të diktojë mbi vendimet e FIA për eventet në atë zonë.
Top Channel