‘Odisea’ e ish futbollistit të Barcelonës, 16 orë në makinë për t’u larguar nga Teherani mes raketave
Juventus dhe Vlahovic, ende së bashku nuk është më një skenar i pamundur siç dukje vetëm përpara pak muajsh. Palët duket se janë afruar në mënyrë konstante në kohët e fundit, dmth gjatë përiudhës kur sulmuesi serb ishte në fazën e rikuperimit për shkak të dëmtimit në aduktorin e majtë.
Tani që rikthimi në fushë po afron, edhe rinovimi nuk duket se është më afër. Kur kanë mbetur vetëm pak muaj nga skadenca e kontratës, drejtuesit e Zonjës së Vjetër dhe përfaqësuesit e futbollistit kanë zhvilluar një dialog pozitiv. Giorgio Chiellini kishte folur më parë për mundësinë e bisedimeve të reja, më pas erdhi takimi i javës së kaluar pas eliminimit të Juventusit nga Liga e Kampioneve. Në këtë takim, për t’u shënuar ishte një hapje e të dyja palëve, edhe pse kjo dëshirë për të rinovuar do të duhet të përkthehet në një marrëveshje që shkon përtej aspektit financiar.
Ndërkohë, Vlahovic e ka lëshuar një sinjal të fortë; përpara se të studiojë ofertat e klubeve të tjerë, sidomos ato jashtë Italisë, dëshiron të mësojë propozimin e Juventusit për të kuptuar nëse ekzistojnë shanset e rinovimit të kontratës që është lidhur në 2022. Kjo tregon se Dusan Vlahovic nuk ka arritur marrëveshje me klube të tjerë.
Në javët e ardhshme, pikërisht kur qendërsulmuesi do të bashkohet me shokët e skuadrës pas më shumë se 3 muajsh për të ndihmuar skuadrën në garën për një vend në zonën Champions, bisedimet do të hyjnë në fazën vendimtare. Nuk është e sigurt se do të jetë një fund i lumtur, por ‘ndeshja’ është e hapur, ndryshe nga sa dukej në fillim të sezonit. Për më tepër Spalletti kërkonte një sulmues të vërtetë që në sesionin e janarit të merkatos dhe klubi nuk mundi t’ia plotësojë këtë dëshirë. Me Jonathan David që është përshtatur pjesërisht me futbollin italian dhe Opendan që ‘ngeli në klasë’ për shkak të rendimentit të tij që nuk ishte në lartësinë e duhur, blerja më e mirë për muajt e verës për Juventusin mund të jetë pikërisht në Torino dhe pa paguar asgjë për kartonin e tij.
Top Channel