Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Gazetari i Top Channel Artur Bibe, duke raportuar nga Tel Aviv-i ka treguar detaje nga sulmet amerikano-izraelite në Irani.
Në një lidhje live në “Top Story”, gazetari i Top Channel, i cili ndodhet prej disa ditësh në Tel Aviv, u shpreh se Irani po tenton ta zgjerojë hapësirën e konfliktit me vende të tjera.
“Roli i Turqisë është shumë i rëndësishëm, sepse është e vetmja portë që ajatollahët dhe amerikanët kanë. E gjithë ajo që po ndodh nuk ka të bëjë vetëm me dëmtimin e regjimit, por edhe me ndikimin ndaj Rusisë. Irani po përpiqet ta zgjerojë konfliktin me vende të tjera. Nga Izraeli dhe SHBA-ja, tashmë janë përfshirë 12 shtete dhe konflikti ka prekur edhe Mesdheun.
Mund të ketë edhe përshkallëzime të situatës. Deri në këtë moment, Izraeli është goditur nga 250 raketa balistike. Irani nuk ka përdorur raketa të vjetra, por ato të gjeneratës së tretë. Deri tani, 12 persona kanë humbur jetën”, u shpreh Bibe.
Top Channel