Kriza në Lindjen e Mesme, mekanikët e Ferrarit udhëtim i vështirë në Australi, po Formula 1 në rrezik
Këtë fundjavë ngre siparin sezoni i ri i Botërorit të Formula 1, por konflikti i ditëve të fundit në Lindjen e Mesme pas sulmeve të SHBA e Izraelit në Iran kanë ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me këtë kampionat.
Por Shefi Ekzekutiv i Çmimit të Madh të Australisë, Travis Auld siguroi se lufta në Iran nuk do të pengojë skuadrat dhe pilotët e Formula 1 të shkojnë në kohë në Melbourne për garën e parë të sezonit në këtë kampionat që do të mbahet në 8 mars dhe që do të transmetohet në platformën Digitalb
‘Formula 1 është eksperte në spostimin e personave në të gjithë botën-tha Auld në një intervistë në median australiane-kanë riprogramuar shumë shpejt fluturimet. Më është thënë që tani të gjithë janë mbyllur brenda dhe se do të mbërrijnë brenda afatit të kërkuar. Pilotët, inxhinierët, shefat e skuadrave do të jenë këtu, janë ata të cilëve iu është dhënë prioritet. Disa anëtarë të stafeve të tjerë po nisen tani, ndoshta do të mund të bëjmë garën edhe pa ta, por për fat të mirë ia dolëm të sillnim të gjithë ata që duheshin të ishin këtu.
Top Channel