Jose Mourinho dhe çështja Prestianni: Nëse është fajtor, me mua e ka mbyllur…
Kjo mesjavë ka rezervuar zhvillimin e ndeshjeve të kthimit të fazës së çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë nga ku do të mësohen edhe skuadrat gjysmëfinalistet e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.
Në këto ndeshje, Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo vijnë me avantazhin e fitoreve të arritura në transfertë në ndeshjet e tyre të para dhe konsiderohen si favoritet për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Të gjitha ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të kompeticionit do të luhen të mërkurën e 4 marsit në dy fasha orare; në 16:30 do të jenë Partizani-Elbasani dhe Vllaznia-Bylis, ndërsa në orën 19:30 do të luhen Egnatia-Teuta dhe Dinamo-Tirana
KUPA E SHQIPËRISË, NDESHJET E DYTA ÇEREKFINALE
Partizani – Elbasani(1-0)
Vllaznia – Bylis(1-0)
Egnatia – Teuta(2-1)
Dinamo – Tirana(2-0)
Top Channel