As Inter dhe as Arsenal, Cristian Romero do të luajë në Spanjë, Atletico Madrid gjen marrëveshjen me Tottenham
Anis Mehmeti vazhdon të shfaqet në një formë të shkëlqyer në këtë fazë të sezonit në Championship me skuadrën e Ipswich teksa shënoi edhe në Portmand Road përballë tifozerisë së skuadrës së tij në fitoren 3-0 ndaj Swansea
Ai i shënuar këtë të shtunë ishte i dyti për Mehmeti me fanelën e Ipswich por i pari në Portmand Road.
‘Ishte një moment special-tha Mehmeti pas ndeshjes-shënova në ërexham me tifozët në transfertë, por këtë radhë ishte diçka më speciale. Por gjëja më e rëndësishme është marrja e 3 pikëve. Kjo është loja ime, ushtroj presion te vetja ime, nëse shënoj apo jap asist. Edhe në ndeshjet ku paraqitja jote mund të mos jetë shumë e mirë, duhet të gjesh gjithnjë mënyrën për të pasur ndikim në lojë. Kjo është ajo që përpiqem të bëj çdo ndeshje’.
Mehmeti njihet si një futbollist që tenton fatin e tij me gjuajtje nga distanca dhe këtë ai e ka treguar edhe te Bristol City edhe pse ndonjëherë zgjedhjet më të thjeshta mund të ndihmojnë më shumë
‘Që të jem i sinqertë, më pëlqen të shënoj gola të mërzitshëm-shtoi Mehmeti-kjo do të thotë se jam në zonë duke bërë veprime të zgjuara. Gjithnjë përpiqem të shkoj drejt portës. Topi ra aty në zonë dhe unë isha atje. Jam i kënaqur me golin’
Top Channel