Xabi Alonso ka fituar menjëherë zemra në futbollin anglez, i kërkohet ajo që nuk iu dha në Madrid…dy sezone të plota 20/05 12:52
Sfida mes Apolonia Fier dhe Pogradeci u shoqërua me tension të lartë deri në fund.
Liqenorët arritën fitoren 2-1 falë një goli të shënuar nga Pius në minutat e fundit të takimit.
Në shtesë, nervozizmi i fierakëve u kthye në veprime antisportive. Ersiljdo Asllanaj u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kundërshtarit.
Menjëherë pas këtij episodi, në fushë shpërtheu sherri mes lojtarëve të të dyja skuadrave, duke e mbyllur ndeshjen në kaos.
Për shkak të incidenteve të ndodhura, Apolonia Fier pritet të përballet me masa disiplinore nga organet përkatëse. Vendimi zyrtar pritet në ditët në vijim.
Top Channel