Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Kryeministri britanik Keir Starmer ka konfirmuar se Britania nuk është ende e përfshirë drejtpërdrejt në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Megjithatë, ai bëri të ditur se Londra ka pranuar kërkesën e SHBA-së për të përdorur bazat ushtarake britanike për operacione të kufizuara mbrojtëse.
“Partnerët tanë në Gjirin Persik na kanë kërkuar të bëjmë më shumë për t’i mbrojtur ata dhe është detyra ime të mbroj shtetasit britanik,” tha Starmer në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale.
Sipas kryeministrit, avionë luftarakë britanikë janë tashmë në ajër si pjesë e operacioneve të koordinuara mbrojtëse dhe kanë interceptuar me sukses sulme iraniane. “E vetmja mënyrë për të ndaluar kërcënimin është shkatërrimi i raketave në depot e magazinimit ose në lëshuesit që përdoren për t’i qëlluar ato,” u shpreh ai.
Starmer theksoi se SHBA-të kanë kërkuar leje për përdorimin e bazave britanike për një qëllim “specifik dhe të kufizuar mbrojtës”.
“Ne kemi marrë vendimin për ta pranuar këtë kërkesë, për të parandaluar që Irani të lëshojë raketa në të gjithë rajonin, duke vrarë civilë të pafajshëm dhe duke vënë në rrezik jetën e britanikëve,” deklaroi ai.
Top Channel