Liverpool duket se po i lë pas krahëve momentet e krizës në futbollin anglez. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot regjistroi një tjetër fitore në Premier League këtë radhë ndaj West Hamit të cilin e mundi me rezultatin 5-2.

Festivali i golave në Anfield u hap që në minutën e 5 kur Etikite zhbllokoi rezultatin duke i dhënë avantazhin 1-0 Liverpool.  Në atë moment skuadra e The Reds mori kontrollin dhe në minutën e 24 shënoi sërish këtë radhë me Virgil Van Dijk për të çuar rezultatin në 2-0.

Pak para fundit të pjesës së parë, Mac Allister shkroi emrin në listën e shënuesve duke e çuar rezultatin në 3-0. Por në fillimin e pjesës së dytë, Soucek shkurtoi diferencën në 3-1 për ëest Ham duke i dhënë një rreze shprese, por Liverpool në minutën e 70 riktheu sërish diferencën e 3 golave duke shënuar me Gakpo për të çuar rezultatin në 4-1. Hammers gjithsesi shënuan me Castellanos për të çuar rezultatin në 4-2 por në minutën e 83, Disasi e ndëshkoi ëest Ham duke shënuar autogol për t’i dhënë mundësinë Liverpoolit të fiksojë fitoren 5-2 të ndeshje që e ngjit atë në kuotën e 48 pikëve, ndërsa ëest Ham mbetet me 25 pikë në vendin e 18 në zonën e rënies nga kategoria.

Në ndeshjet e tjera të Premier League, Bournemouth barazoi me Sunderland 1-1, Neëcastle humbi në shtëpi me Everton 2-3, ndërsa Burnley u mund nga Brentford 3-4.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB