“Ali Khamenei ka vdekur”/ Jerusalem Post njofton: Lideri suprem i Iranit u vra nga sulmet ajrore në Teheran, trupi iu gjet nën rrënoja

28/02/2026 20:46

Sipas asaj që raporton Jerusalem Post, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë pas sulmeve ajrore në Teheran.

Gazeta citon burime të informacionit të lartë nga Izraeli, të cilët pretendojnë se kompleksi ku ndodhej Khamenei është shkatërruar, duke lënë pak shenja jete.

“Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në një sulm ajror izraelit ndaj Teheranit, ndërsa trupi i tij u gjet nën rrënojat e shkaktuara nga një sulm ajror izraelit, thanë zyrtarët e lartë izraelitë”, shkruan Jerusalem Post.

Nga ana tjetër, Irani nuk ka reaguar ende sa i përket këtij lajmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB