Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për Dardan Krivaçën

27/02/2026 20:30

Gjykata Supreme e Kosovës ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën, autorin e vrasjes së Marigona Osmanin më 22 gusht të vitit 2021.

Përmes një aktgjykimi të shkallës së tretë, Supremeja ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes dhe ka lënë në fuqi vendimet paraprake, duke e vulosur dënimin për vrasjen e Marigona Osmanit.

Gjykata ka konstatuar se “vrasja është kryer në mënyrë mizore, ku viktima ka përjetuar dhimbje të tmerrshme fizike si pasojë e goditjeve me mjet të fortë”.

Po ashtu, janë hedhur poshtë pretendimet për gjendjen mendore, pasi ekspertizat vërtetuan se i akuzuari ishte i vetëdijshëm për veprimet e tij.

Marigona Osmani u përdhunua si dhe u dhunua për 48 orë me karikues dhe shkopinj përpara se të ndërronte jetë, nga Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu, të dënuar për vrasjen e saj. 18-vjeçarja Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB