Siç e do tradita, Botërori i Formula 1 i këtij viti do të nisë nga Australia, në pistën e Albert Park. Për takimin e parë të kampionatit janë komunikuar disas detaje operative në lidhje me zonat ‘straight’ (Zonat e vijës së drejtë). Në Albert Park Circuit do të debutojë zyrtarisht Straight Line Mode, sistemi që ‘nxjerr në pension’ sistemin tradicional DRS

Pesë zona aktivizimi

Për fundjavën e Melbourne janë parashikuar 5 zona të shpërndara përgjatë xhiros. E para lidh kthesën 14 dhe kthesën 1, duke shfrytëzuar vijën e drejtë kryesore dhe faza më e shpejtë e pistës. Zona e dytë është mes kthesës 2 dhe kthesës 3, ndërsa e treta zhvillohet mes kthesës 5 dhe 6. Ndërsa 2 zonat e fundit janë pozicionuar respektivisht mes kthesës 8 e 9 e kthesës 10 dhe 11. Një konfigurim i gjerë që premton ndryshim të vazhdueshëm të ritmit dhe më shumë mundësi sulmi për parakalim në krahasim me të kaluarën

Me rregulloren e re, Formula 1 i thotë lamtumirë krahut lëvizës të pasëm. Straight Line Mode  lejon në fakt modifikimin si të krahut të përparmë ashtu dhe atë të pasmë në trajektoret e drejta të dizenjuara. Bëhet fjalë për një sistem të integruar që ndërhyn te të dy akset duke e bërë efektin më të sofistikuar. Bashkë me këtë risi vjen edhe sistemi Overtake Mode: do të mund të përdoret nga pilotët që janë deri në 1 sekondë larg makinës që kanë përpara dhe që lejon të mbahet e gjithë fuqia elektrike prej 350 kë, me një shpejtësi deri në 340 km/h.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB