E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro 01/07 18:03
David Guetta ka njoftuar lindjen e fëmijës së tij të katërt, teksa producenti muzikor dhe DJ 58-vjeçar mirëpriti vajzën e tij të dytë me partneren e tij Jessica Lenton, duke e ndarë lajmin në një postim të përbashkët në rrjetet sociale.
Në postimin, të publikuar më 26 shkurt, çifti ndau foto nga shtatzënia, baby shower dhe ditët e para të të porsalindurit Skyler. “Mirë se erdhe në botë, Skyler. Sekreti më i bukur që kemi mbajtur ndonjëherë”, shkroi Guetta.
Skyler është fëmija i dytë i çiftit pas djalit të tyre Sean, i cili lindi në mars të vitit 2024. David Guetta ka gjithashtu Angie dhe Tim nga martesa e tij e mëparshme me Kathy Lobe.
Top Channel