Formula 1 në Australi/Kthesa 6 në Albert Park me emrin e dy inxhiniereve femra
‘Silver Arrow collection 2026’. Ky është emri i koleksionit të ri Adidas për skuadën e Mercedes në Botërorin e Formula 1.
Kompania gjermane e prodhimit të veshjeve sportive prej vitesh ka vendosur të investojë edhe në botën e motorëve.
Kjo linjë e re e uniformave të pilotëve të ‘Shigjetave të Argjendta’ duket se është frymëzuar pikërisht nga futbolli, një ambient që kjo markë e njohur e njeh shumë mirë. Linja e re e uniformave të Mercedes në fakt të kujton ato të skuadrave të futbollit, sidomos uniformen e përfaqësueses gjermane të futbollit, një bashkëpunim mes Adidas dhe Die Mannschaft që do të mbyllet në fund të 2026.
Në fakt, pas 54 vitesh, futbollistët e kombëtares gjermane do të vishen me uniforma të kompanisë amerikane të veshjeve sportive, Nike.
Top Channel