Tre kartonë të kuq në 4 ndeshje, çështja e arbitrave që komplikoi planet e Luciano Spallettit
Atalanta siguroi një kualifikim dramatik për në 1/8-at e UEFA Champions League, duke përmbysur humbjen 0-2 në ndeshjen e parë ndaj Borussia Dortmundit. Italianët triumfuan 4-1 në Bergamo dhe kaluan më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-3.
Momenti vendimtar i takimit erdhi në minutat shtesë, kur serbi Lazar Samardžić realizoi nga pika e bardhë, duke dërguar Atalantën mes 16 skuadrave më të mira të Europës. Penalltia u fitua pas një ndërhyrjeje të gabuar të Ramy Bensebaini, i cili në tentativë për të larguar topin goditi në mënyrë të pafat në kokë sulmuesin Nikola Krstović, duke i çarë ballin me takat e këpucëve.
Krstovic, i cili kishte një rol të rëndësishëm në përmbysje, pësoi një dëmtim serioz në kokë dhe u detyrua të merrte ndihmë mjekësore menjëherë pas ndeshjes. Futbollisti malazez publikoi më pas një foto nga dhomat e zhveshjes, ku tregoi plagën e marrë, dhe dokumentoi edhe vizitën në spital për kontrolle të mëtejshme.

Pavarësisht dramës dhe gjakderdhjes në fushë, mbrëmja në Bergamo u mbyll me festë për Atalantën, që arriti një nga përmbysjet më emocionuese të këtij sezoni në Champions League.
Top Channel