Kandidati i LVV për president? Flet për herë të parë Murat Jashari: Nuk kam ambicie politike, është barrë e madhe…

25/02/2026 20:18

Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi sot i vetmi kandidat për president që ka consensus në shoqëri është një prej anëtarëve të familjes Jashari.

“Deri tani të vetmit emra që kanë Konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një President nga familja e nderuar Jashari”, tha Konjufca, pa specifikuar se cili prej anëtarëve të kësaj familje mund të ishte kandidat për President.

Nga familja Jashari, për herë të parë, është deklaruar Murat Jashari, jurist dhe profesor. I përfolur si kandidati i “preferuar” i Vetëvendosjes, Jashari ka mohuar të jetë duke e konsideruar që të ngjitet në postin e të parit të shtetit.

“Më shumë se gjithçka si Murat, është emri i Familjes Jashari. Është barrë e madhe mbi supe, dhe unë nuk e kam të drejtën as morale as profesionale emrin e familjes Jashari për poste publike. Unë kam detyrë…prandaj edhe skam dalë për prononci. Emri i im sa i përket kësaj çështje vjen në vazhdimësi, është përmend saherë që ka ardh në pikëpyetje presidenti.

E kam sqaru që s’kam ambicie politike. Familja Jashari ju takon të gjithë shqiptarëve…në mes të qenurit në pozita publike dhe profesionit që kam, unë zgjedh këtë që kam…Zot na ruaj nga një lufte civile apo rreziku të madh kombëtar ku cenohet bërthama e kombit tonë, atëherë kush jam unë të mos sakrifikoj për këtë vend. Ama jo të keqpërdoret emri i familjes Jashari”, tha për mediat vendase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB