Pamje spektakolare nga stërvitja amerikane/ Raketat godasin një anije 40,000 tonëshe dhe shkaktojnë shpërthime të fuqishme 13/08 13:59
Irani ka kryer një sulm në rafinerinë e naftës në qytetin e Haifas në Izrael.
Siç raporton gazetari i Top Channel Artur Bibe, nuk dihet ende nëse ky sulm ka shkaktuar viktima.
Ministri i energjetikës së Izraelit deklaroi se sulmi në Haifa nuk preku infrastrukturën jetike të rafinerisë dhe termocentralit që furnizohet prej saj.
Pas disa minutash pezullimi të çdo aktiviteti, njoftohet se puna ka rinisur me kapacitet normal dhe në zonë u rikthye energjia elektrike.
Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit e Izraelit tha se mbeturinat e një rakete që u interceptua ranë në Haifa dhe po shqyrtohet si një incident me materiale të rrezikshme.
Top Channel