Inter-Juventus nuk ka fund. Kur kanë kaluar rreth 2 javë nga Derbi i Italisë, polemikat e kësaj ndeshjeje vazhdojnë. Ai që iu kthye kësaj sfide ishte pikërisht protagonisti i këtyre polemikave, Pierre Kalulu që u ndëshkua me karton të kuq pas simulimit të Bastonit. Futbollisti i Juventusit foli në një intervistë për të përditshmen franceze L’Equipe’ për të treguar ndjesitë e tij.

‘Frustrim për atë ndeshje? E mbylla telefonin për të mos e shtuar akoma më shumë-tha Kaluli-Shumë ishin ata që folën, por në fund skualifikimi u konfirmua. Më mirë të lë gjithçka pas krahëve. Por nuk mendoj se kjo ndikoi në ndeshjen ndaj Galatasaray. Gabuam në atë ndeshje, përndryshe do të dukej sikur kërkojmë justfikime’

Përsa iu përket raporteve me rrjetet sociale, një argument i diskutuar përsa i përket Interit e Juventusit për kërcënimet ndaj Bastonit dhe Di Gregorios, Kalulu dha shpjegimin e tij.

‘Kam qenë tifoz edhe unë, e di si funksionojnë kritikat-vijoi Kalulu-ka frustrim dhe e shfryn në rrjetet sociale dhe më pas shkon e fle gjumë. Nuk duhet marrë si diçka personale edhe pse të kritikojnë si person. Nëse nuk dua të lexoj gjëra të tilla, nuk duhet të shoh rrjetet sociale edhe kur gjërat shkojnë mirë. Nuk kam nevojë që një përdorues çfarëdo të gjykojë paraqitjen time’

Në fund mbrojtësi francez foli për objektivin e tij për të qenë në Botërorin e këtij viti me Francën. ‘Skuadra kombëtare është maksimumi për një futbollist-tha Kalulu-është një ëndërr e fëmijërisë dhe një privilegj, ndihem gati për Botëriorin’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB