Sezoni i ri në Botërorin e Formula 1 po afron gjithnjë e më shumë. Rregulla të reja, makina të reja dhe sfida të reja; një epoke e re e këtij kampionati është pas porte. Dhe kjo jo vetëm në aspektin teknik.

Botërori i ri do të nisë me Çmimin e Madh të Australisë në Melbourne dhe organizatorët e kësaj gare kanë vendosur që kthesës 6 të pistës Albert Park, t’i vënë emdin e dy grave dhe kjo është hera e parë që ndodh

Ndërmarrja e një veprimi të tillë nuk është aspak një koincidencë; gara e parë e Formula 1 e këtij viti do të zhvillohet në 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe ky është rasti më i mirë për të nderuar dy inxhineret e garave Hannah Schmitz dhe Laura Müller, që do të shohin emrat e tyre në kthesën 6 të pistës. Është ky një vlerësim për impenjikmin dhe kompetencën që ato kanë treguar në një sport dhe në një sektor ku dukshëm prevalon gjinia mashkullore.

Schmitz e Müller janë dy prej profesionistet më të vlerësuara. Hannah Schmitz është përgjegjëse e strategjisë së garave te Red Bull dhe në vitet e kaluara ka treguar një aftësi në leximin e garave dhe përshtatjen e tyre që nuk lë askënd indiferent. Mes rezultateve më domëthënëse btë saj është përmbysja e situatave në garën e Monaco në 2022 e orkestruar prej saj. Ndërsa Laura Muller punon te Haas dhe është inxhiniere e pistës së Esteban Ocon; e para inxhiniere grua në historinë e Formula 1 që është në një pozicion të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB