E ardhmja e Antoine Griezmann duket se do të jetë në SHBA. Lajmi bëhet i ditur nga ‘The Athletic’ sulmuesi francez i Atletico Madrid, që këtë sezon ka zhvilluar 35 ndeshje me skuadrën madrilene, është në tratativa me Orlando City Soccer Club.

Griezmann, tashmë 34 vjeç, shënuesi më i mirë në historinë e Atletico Madrid me 210 gola, më në fund mund të zbarkojë në Major League Soccer pas një kohe të gjatë.

Sesioni i merkatos në kampionatin amerikan të futbollit është i hapur nga 26 janari deri në 26 mars, ndërsa sesioni i dytë është në periudhën 13 korrik-2 shtator.

Antoine Griezmann kishte rinovuar kontratën me Atletico Madrid deri në vitin 2027, por tani ai duket se nuk është më në qendër të projektit të Los Colchoneros.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB