Juventusi mbyll me humbje 2.5 milionë euro 6-mujorin e parë, ja arsyet
Anglia mbulohet nga turpi nga një episod që ndodhi të dielën në ndeshjen e Premier League mes Tottenham dhe Arsenalit. Një tifoz i Hotspur u tall me Declan Rice duke i treguar një foto të bashkëshortes së tij përmes ekranit të telefonit.
Gjithçka ndodhi kur futbollisti i Arsenalit shkoi për të ekzekutuar një goditje këndi dhe tifozi në atë moment nuk dyshoi dhe mori telefonon për t’ia treguar Rice me këtë të fundit që nuk e kuptoi atë çfarë po ndodhte. Rice kishte fajin e tij në golin e shënuar nga Kolo Muani që barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1. Por anglezi i zhvilloi të 90 minutat duke marrë pjesë në mënyrë aktive në goleadën e Topçinjve 4-1
Nuk është hera e parë që Declan Rice përjeton episode të ngjashme në lidhje me pamjen fizike të bashkëshortes së tij, Lauren Fryer. Në muajin prill komentoi publikisht abuzimet që po vuante familja e tij në rrjetet sociale. ‘Bashkëshortja ime është dashuria e jetës sime dhe nuk ekziston asnjë më e mirë se ajo për mua’-ishte deklarata e futbollistit.
Lauren Fryer, me të cilën Declan Rice ka edhe një fëmijë, u detyrua të mbyllë të gjitha llogaritë në rrjetet sociale për shkak të abuzimeve online që i vuante vazhdimisht. Rebecca Vardy, bashkëshortja e Jamie Vardy ishte një ndër personazhet që ka ngritur zërin. ‘Është me të vërtetë e neveritshme ajo që i kanë bërë Lauren Fryer. Për fat të keq, sot është më e lehtë të fshihesh pas një tastiere- u shpreh Rebecca Vardy.
Ndërkaq në rrjetet sociale ishin të panumërta komentet në mbështetje të Declan Rice dhe duke shprehur neverinë për gjestin e tifozit që e konsideruan si shumë të ulët dhe pa klas.
Top Channel