Bëri mrekullinë me Curaçao, trajneri i njohur holandez dorëhiqet 3 muaj para Botërorit, ja arsyeja…
E ardhmja e Benjamin Pavard është shndërruar në një rebus. Mbrojtësi po përjeton një sezon të turbulluar në Ligue 1 e shënjuar nga dëmtimet, uljet në pankinë dhe kritikat nga ana e tifozerisë.
Largimi i trajnerit De Zerbi mund të përziejë sërish kartat, por nuk është aspak e sigurt blerja e kartonit të futbollistit nga ana e klubit marsejez, diçka që nuk është aspak një lajm i mirë për Interin.
Në fakt, sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’ kthimi i francezit te klubi zikaltër do të jetë vetëm për një periudhë të shkurtër. Paga e futbollistit është jashtë parametrave financiare të Interit e për më tepër Pavard nuk duket se hyn në planet taktike të trajnerit Cristian Chivu.
Nëse Olympique Marseille nuk do të blejë kartonin e mbrojtësit, Interi është gati ta vendosë atë në merkaton e transferimeve për t’i gjetur një destinacion të ri dhe përfundimtar.
Top Channel