Atalanta, Palladino replikon: Hojlund kryen faull ndaj Hien, mbajtja ështe e dukshme
Xavier Vilajoana, kandidat në garën e ardhshme presidenciale të Barcelonës, ka zbuluar për ESPN se ka vendosur kontakte me Harry Kane.
Nëse Vilajoana fiton zgjedhjet muajin e ardhshëm, objektivi i tij është i qartë: të transferojë sulmuesin e Bayern Munich në “Camp Nou”. “Ajo që na mungon është një sulmues qendre. Ka një emër konkret. Në fakt, kemi bërë disa kontakte dhe mendoj se ai do të ishte një përshtatje e shkëlqyer për stilin tonë të lojës. Duke pritur situatën e tij kontraktuale te Bayern: është Harry Kane”, është shprehur ai.
Vilajoana shtoi se anglezi 32-vjeçar i përshtatet në mënyrë perfekte filozofisë së lojës së Barcelonës dhe la të kuptohet se lojtari ka simpati për klubin katalanas. Kane, kontrata e të cilit me kampionët e Gjermanisë skadon në vitin 2027, ka zhvilluar bisedime të vazhdueshme me drejtorin sportiv të Bayernit, Max Eberl.
Sipas raportimeve, konsensusi aktual është që sulmuesi të vazhdojë në Bavari, megjithatë interesi i Barcelonës mund të hapë një skenar të ri në merkato.
Top Channel