Partizani nuk gabon, mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos
Dy përballjet e fundit të javës së 25-të të Superiores u zhvilluan sot dhe prodhuan fitore në transfertë.
Teuta mori tri pikë të çmuara ndaj Tiranës, ndërsa Partizani triumfoi 2-1 në fushën e Flamurtarit.
Këto rezultate kanë shtuar edhe më shumë rivalitetin në garën për zonën “Final Four”. Partizani ka arritur të barazojë me pikë Dinamon, që mban vendin e katërt, ndërsa Teuta mbetet në ndjekje me tre pikë më pak.
Në krye të renditjes vijon Vllaznia, e ndjekur nga Egnatia dhe më pas nga Elbasani, duke e bërë garën për titull mjaft të fortë në javët e mbetura.
Ndërkohë, edhe beteja për mbijetesë mbetet e hapur. Vora, që pozicionohet në vendin e shtatë, ka vetëm gjashtë pikë më shumë se Flamurtari i vendit të fundit. Humbja e kësaj jave ka bërë që Tirana të zbresë në vendin e parafundit, duke e komplikuar situatën në fundin e tabelës.
Renditja:

Top Channel