Dorëzohet Milani pas 24 javësh, Parma i bën surprizën e hidhur kuqezinjëve duke i mundur në “San Siro”
Partizani mori një fitore të vyer në Vlorë në ndeshjen e javës së 25 të Kategorisë Superiore teksa mundi Flamurtarin me rezultatin 2-1 duke bërë që të ndizet gara për vendin e katërt të renditjes që të kualifikon në fazën e Final Four.
Flamurtari e nisi në mënyrë perfekte sfidën teksa që në minutën e 8 mori avantazhin me golin e Maksutit që shënoi me një gjuajtje nga distanca. Por në fundin e pjesës së parë, Partizani ktheu ekuilibrin në rezultat teksa shënoi me Sidiben që ekzekutoi saktë një penallti që e fitoi ai vetë, një 11 metërsh që u akordua pas verifikimit në sistemin VAR.
Në pjesën e dytë, Të Kuqtë përmbysën menjëherë rezultatin, pikërisht në minutën e 48 dhe ishte sërish Sidibe ai që shënoi pasi përfitoi nga një gabim i Veigës. Në minutën e 68 Flamurtari mbeti me 10 futbollistë pasi Ememe mori edhe kartonin e dytë të verdhë që u shndërrua në të kuq, ndërkohë që në minutën e 74, skuadra vlonjate pati shansin e artë për të barazuar shifrat me një penallti të akorduar nga sistemi VAR.
Herald Marku mori përsipër ekzekutimin e 11 metërishit, por u hipnotizua nga Pano Qirko që e priti gjuajtjen e tij. Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan më me Partizanin që shkon në 36 pikë në vendin e pestë, po aq sa edhe Dinamo në të katërtin, ndërsa Flamurtari mbetet me 20 pikë në vendin e fundit.
Top Channel