Guardiola surprizon, shfaqet në stadiumin e Brescias, ku luajti me Baggion dhe Taren, ndjek ndeshjen Union-Pro Patria
22/02/2026 19:48
Pep Guardiola është në tribunat e stadiumit Rigamonti të Brescias për të ndjekur ndeshjen midis Union Brescias dhe Pro Patria-s.
Trajneri i Manchester City-t konfirmon kështu lidhjet e tij të forta me Brescia-n, ku luajti nën drejtimin e Mazzone-s dhe përkrah Baggios dhe Igli Tares.
Së bashku me trajnerin e ekipit Edoardo Piovani, Guardiola e ndjek ndeshjen nga një sektor në tribunën qendrore. Arsyeja e vizitës është miqësia e tij me Edoardo Piovani-n: Guardiola, në fakt, udhëtoi për në Brescia për të festuar ditëlindjen e trajnerit të ekipit të Swallows.
Top Channel