Futbolli i vajzave/Kualifikueset e Botërorit 2027, Trajneri Grima zbulon listën e lojtareve për sfidat me Malin e Zi dhe Çekinë…
Po të pyesësh tifozët e Partizanit, të gjithë e kujtojnë Caleb Ekuban. Sulmuesi ganez ka qenë një prej futbollistëve më të spikatur që është aktivizuar në radhët e skuadrës kryeqytetase në Kategorinë Superiore dhe tani ai po e vazhdon karrierën e tij në një kampionat të një niveli shumë të lartë siç është Serie A.
Sulmuesi tashmë është pjesë e Genoas së drejtuar nga Daniele De Rossi. Këtë të dielë skuadra xhenoveze ka zbritur në fushën e lojës teksa është vënë përballë ndaj Torinos në një sfidë ku Ekuban ka gjetur edhe rrugën e rrjetës.
Gjithçka ndodhi në minutën e 40 të ndeshjes kur ganezi dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga portieri i Torinos pas gjuajtjes së Baldanzit duke e çuar rezultatin në 2-0. Ky i shënuar ndaj Torinos është goli i tretë i shënuar nga Ekuban në këtë sezon për Genoan që kërkon të sigurojë mbijetesën në kampionatin italian të futbollit.
Shiko këtu golin e Ekuban
Top Channel