RENDITJA/ Vllaznia lëshon terren, rivalët i afrohen shkodranëve, si paraqitet situata pas ndeshjeve të sotme
Një surprizë e madhe erdhi nga Ballshi në sfidën e javës së 25-të të Superiores, aty ku Bylisi mundi me rezultatin 2-1 Vllazninë kryesuese.
Në stadiumin “Adush Muça”, emocionet erdhën vetëm në pjesën e dytë, me vendasit që kaluan në avantazh me Stoilov në minutën e 48’.
Shkodranët u munduan të rikthenin baraspeshën, por në minutën e 97’, Sanogo shënoi edhe të dytin.
Rusta la takimin të luhej edhe për pak minuta, me shkodranët që ngushtuan diferencën me anë të Tafilit, që shërbeu vetëm si statistikë.
Kështu, Vllaznia vijon të qëndrojë në krye me 48 pikë, dy më shumë se ndjekësit e Egnatias dhe tre më shumë se AF Elbasani, ndërsa Bylisi kalon momentalisht Tiranën dhe ngjitet në zonën play-out.
REZULTATI:
BYLIS 2-1 VLLAZNIA
Stoilov 48’, Sanogo 90+7’/ Tafili 90+8’
Top Channel
Serie A/Vojvoda dhe Caqueret thellojnë krizën e Juventus, Como fitore historike në ‘Allianz Stadium’