Premier League/Manchester City nuk gabon, thyen Newcastle i afrohet në 2 pikë Arsenalit
Nuk ka fitues në sfidën mes Cagliarit dhe Lazios. Në sfidën e zhvilluar në Unipol Domus kjo ndeshje u mbyll me barazimin pa gola 0-0, një rezultat që duket se kënaq më shumë pikërisht kuqeblutë nga Sardegna që duan të sigurojnë qëndrimin në Serie A.
Në pjesën e parë ishte Cagliari ai që luajti më mirë me skuadrën sarde që iu afrua golit të avantazhit me Ze Pedro që u ndal nga shtylla, Adopon, gjuajtja me kokë e të cilit kaloi ngjitur me shtyllën dhe Espositon që e dërgoi topin pak mbi portën laziale dhe në fund skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 0-0.
Ky rezultat u pa edhe gjatë 45 minutave të dyta, ndërkohë që në minutën e 85 Yerry Mina e la Cagliarin me 10 futbollistë pasi u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë që u shndërrua në të kuq.
Lazio nuk mundi të shfrytëzojë superioritetin numerik në minutat e mbetura dhe rezultati mbeti 0-0 deri në fund me skuadrat që morën vetëm 1 pikë secila me Cagliarin që shkon në 29 pikë, ndërsa Lazio është me 34 pikë dhe sheh që zona evropiane t’i largohet gjithnjë e më shumë.
Top Channel