RENDITJA/ Vllaznia lëshon terren, rivalët i afrohen shkodranëve, si paraqitet situata pas ndeshjeve të sotme
Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke triumfuar 2-1 ndaj Vorës në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.
Takimi i zhvilluar në Vorë dhuroi emocione dhe polemika, sidomos në pjesën e dytë.
Të besuarit e Gvozdenoviç e nisën më mirë sfidën dhe gjetën golin e avantazhit me Olberkis në minutën e 28’. Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm dhe Kasalla riktheu ekuilibrin me një realizim spektakolar në minutën e 38’, duke mbyllur pjesën e parë në barazim.
Në fraksionin e dytë, verdheblutë shtuan presionin në kërkim të golit të fitores. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 82’, kur arbitri Kreshik Barjamaj akordoi një penallti të kundërshtuar nga kampi vendas. Pas rishikimit me VAR nga Eldorjan Hamiti, vendimi u konfirmua. Nga pika e bardhë, Arsen Lleshi u tregua i saktë, duke i dhënë skuadrës së tij tre pikë me shumë peshë.
Me këtë sukses, Elbasani mban vendin e tretë në renditje, vetëm tre pikë larg kryesueses Vllaznia, ndërsa Egnatia mbetet një pikë mbi verdheblutë.
REZULTATI:
ELBASANI 2-1 VORA
28’ Olberkis, 82’ (p) Lleshi / 38’ Kasalla
Top Channel