Premier League/Manchester City nuk gabon, thyen Newcastle i afrohet në 2 pikë Arsenalit
Interi të paktën për një natë do të jetë 10 pikë para Milanit. Pas një pjese të parë ku topi nuk donte të hynte në portë, skuadra zikaltër arriti të mposhtë Leccen në pjesëne dytë falë golave të Mkhitaryan dhe Akanji që u aktivizuan si zëvendësues.
Për skuadrën e Cristian Chivut nuk kishte reagim më të mirë ndaj humbjes së pësuar në Norvegji ndaj Bodo/Glimpt ndaj së cilës duhet të fitojnë me përmbysje në San Siro.
‘Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë dhe se askush nuk na dhuron asgjë-tha Chivu-duhet ta tregojmë në fushë. Ajo që ndodhi të mërkurën në Bodo e dëshmon këtë, të martën duhet të jemi në versionin tonë më të mirë sepse kualifikimi është ende në dyshim’
Zëvendësimet rezultuan thelbësore.
‘E dinim që mund ta ndryshonim ndeshjen duke shfrytëzuar topat nga goditjet standarde, duke parë se ekzekutuam shumë të tilla dhe në pjesën e parë nuk i ekzekutuam mirë. Dimarco është i jashtëzakonshëm, gjuan shumë mirë. Më mirë se Chivu? Sigurisht, më mirë se Kolarov nuk mund të them ndryshe fyhet-tha Chivu që në frazat e fundit nuk e fshehu buzëqeshjen.
Në ndeshjen me Leccen, tifozët e pranishëm e kapën me Bastonin të cilit nuk ia kursyen fërshëllimat.
‘Për mua është një histori e mbyllur-shtoi Chivu-e vlerësoj profesionalizmin e tij sepse Alessandro është një djalë që vlen. Nuk u fsheh dhe e kuptoi gabimin, tani mjaft. Ecet para dhe mendohet për skuadrën, ato që kanë rëndësi janë ambiciet tona dhe kompetitiviteti ynë’
Chivu foli edhe për të dëmtuarit teksa afron rikthimi i Dumfries dhe Calhanoglu që në ditët e ardhshme do të bashkohen në stërvitje me pjesën tjetër rë skuadrës. ‘Denzel bëri diçka me grupin në javët e fundit, por jo në javën e fundit sepse jemi stërvitur pak. Që të dielën do të jetë zyrtarisht me grupin. Calhanoglu po ecën mirë dhe mendoj se edhe ai që të hënën do të jetë me pjesën tjetër të skuadrës’-tha trajneri rumun i Interit.
Top Channel