Osasuna gjunjëzon Realin e Madridit, i jep shansin Barcelonës të parakalojë Los Blancos
Humbja e Juventusit në Allianz Stadium ndaj Comos e zhgënjeu jashtë mase Luciano Spallettin. Tekniku toskan e shprehu këtë në një intervistë për Dazn duke nënvizuar se skuadra e tij shkoi në disavantazh në rastin e parë të mirë të kundërshtarëve.
‘Paraqitja u kushtëzua nga goli i parë i pësuar-tha Spalletti-sepse më pas tenton të rimarrësh kontrollin e ndeshjes dhe provon të ndjekësh kundërshtarin me presione individuale. Como të vë në vështirësi me kualitetet e tij. 13 herë kemi pësuar gol në gjuajtjen e parë në portë, kështu që është e qartë se pas kësaj ka vështirësi’
Spalletti e zgjeroi arsyetimin e tij me paraqitjet e javëve të fundit të bardhezinjve.
‘Vinim nga një periudhë kur kishim entuziazëm dhe kur kishim bërë ndeshje shumë të bukura-shtoi Spalletti-por më pas ky personalitet dhe vetëbesim shfaqen më pak dhe gabimet që bën të kushtojnë duke të kaluar në disavantazh. Në këtë pikë është e vështirë të reagosh në aspektin mental; kështu funksionon në kokën e futbollistëve, ka shumë presion për rezultatet dhe këto episode bëjnë diferencën’
Humbja me Comon është një goditje shumë e fortë, pikërisht sepse vë në dyshim mundësitë reale të Juventusit.
‘Kishim bindjen se kishim potencial-tha Spalletti-por nëse të mungon autoriteti…sot gabuam shumë pasime në mesin e fushës dhe kjo nuk na ndodh zakonisht, pastaj mbetemi të burgosurit e episodit apo rezultatin’
Pas ndeshjes së kthimit në playoffin kundër Galatasaray, Juventus do të luajë për kualifikimin në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm duke nisur nga sfida në Olimpico me Romën
‘Gjithçka do të varet nga bindja jonë, kundërshtari ynë i parë jemi vetë ne. Nëse i vëmë gjërat në vend në nivel mental dhe teknik, atëherë jemi në lojë. Nëse niveli është ky, atëherë nuk mund të synosh asnjë rezultat-përfundoi Spalletti.
Top Channel