Armando Broja kohët e fundit ka ngritur shqetësime jo vetëm te skuadra e Burnley por edhe te Kombëtarja shqiptare.

Sulmuesi kuqezi prej disa kohësh nuk po aktivizohet me Burnley në kampionatin anglez për shkak të disa problemeve fizike dhe ai nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës së tij as këtë fundjavë kundër Chelsea.

Vetë trajneri Scott Parker e ka konfirmuar mungesën e futbollistit kuqezi për përballjen me Blutë e Londrës

‘Nuk do ia dalë të jetë në fushë në fundjavë-është shprehur Scott Parker-Ai ka pasur një problem që po iu zgjat prej pak javësh dhe ne duhej të ndërhynim. Nuk do të mungojë për shumë kohë, shpresojmë për pak javë që nga ky moment, por është e sigurt që në fundjavë nuk do të jetë në fushën e lojës’

Është ky një lajm që shqetëson jo pak stafin teknik të Kombëtares Shqiptare teksa po afron muaji mars ku kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen shumë të rëndësishme me Poloninë e vlefshme për playoffin e Botërorit të Kanadasë, SHBA dhe Meksikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB