Zjarrvëniet, 29 persona të arrestuar dhe të proceduar në qershor dhe korrik Sot pritet të mbahet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Ema Çokut, Fatmira Kryemadhit dhe Pirro Xhixho.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në këtë seancë Ilir Meta dhe avokati i tij, Kujtim Cakrani që u paraqit në senacë, do të lexojnë prapësimet mbasi SPAK kërkoi dërgimin në gjyq për ish-presidentin Meta.
Cakrani tha për gazetaren se do të kërkojë në senacë pushimin e akuzës sa i përket episodit të Çez Dia. Kurse për lobimin do të kërkojë rikthimin e akteve të SPAK, mbasi është e pa hetuar, sepse nuk janë pyetur personat që përmenden. Edhe për deklarimin e rremë, mbrojtja e Metës do të kërkojë pushim të çështjes.
“Kemi 20 kërkesa për papërdorshmëri të akteve dhe kërkesa për ribërjen e analizës financiare”, përfundoi avokati Cakrani.
Top Channel