Pas ndeshjes mes Milanit dhe Comos e vlefshme për javën e 24 të Serie A, Gjykatësi Sportiv bëri të ditur masat e marra për raundin e ardhshëm të kampionatit.

Përsa i përket Comos, Nico Paz nuk do të jetë në ndeshjen me Juventusit pas kartonit të verdhë të marrë në përballjen me kuqezinjtë për sjellje jo korrekte kundrejt kundërshtarit. Përsa i përket stafit teknik të Cesc Fabregas, u ndëshkua me një ndeshje pezullim edhe Diego Perez Castillo pasi në minutën e 34 krijoi një klimë tensioni duke kontestuar veprimet e arbitrit.

Po kështu, sanksion me një ndeshje pezullim parti edhe për Davide Cattaneo, ndërkohë që vetë Cesc Fabregas nuk është sanksionuar me spanjollin që do të jetë rregullisht në pankinë në sfidën me Juventusin në Allianz Stadium.

Kapitulli Milan, një ndeshje pezullim për Massimiliano Allegrin. Trajneri kuqezi u ndëshkua me karton të kuq për shkak të zënkës që shpërtheu pas mbajtjes së bërë Fabregas ndaj Saelemaekers. Kjo do të thotë se Allegri nuk do të jetë në stol të dielën në ndeshjen ndaj Parmës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB