Tirana do të luajë ditën e dielë ndaj Teutës në sfidën e radhës në kategorinë Superiore. Bardheblutë vijnë në këtë përballje të plagosur nga humbja në Derbin e Kryeqytetit me Partizanin dhe ndaj skuadrës durrsake do të kërkojë të marrë 3 pikët që janë shumë të çmuara për ta.

Në prag të kësaj sfide trajneri Ardian Nuhiu merr lajme të mira nga Redon Xhixha që është rikthyer nga dëmtimi dhe është gati të zbresë në fushën e lojës me bardheblutë.

Rikthimi i Xhixhës është një armë më shumë për Tiranën që të dielën kërkon të thyejë edhe tabunë Teuta. ‘Djemtë e detit’ janë kthyer në një mace të zezë për skuadrën 26 herë kampione të vendit me këtë të fundit që nuk e ndjen shijen e fitores ndaj durrsakëve prej 2 vitesh.

Herën e fundit që Tirana ka triumfuar ndaj Teutës ka qenë në datën 1 nëntor të 2023 me rezultatin 2-0. Që nga ai moment, bardhblutë nuk kanë mundur të fitojnë më ndaj skuadrës bregdetare në kampionat. Në 9 ndeshjet e fundit në Kategorinë Superiore, Teuta ka fituar 4 herë, Tirana 1 herë, ndërsa 4 ndeshje janë mbyllur në barazim me një bilanc 10 gola të shënuar nga Teuta dhe 5 nga Tirana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB