Infantino dhe Ceferin bëhen bashkë, nga 2029-ta, Botërori i Klubeve me 48 ekipe…

19/02/2026 18:39

Botërori për Klube i FIFA-s mund të zgjerohet nga 32 në 48 ekipe duke filluar nga viti 2029.

Lajmi është bërë i ditur nga The Guardian, duke specifikuar se UEFA është gati të mbështesë propozimin e federatës botërore. Kjo përfaqëson një ndryshim drejtimi për UEFA-n, e cila fillimisht kishte frikë se Botërori i Klubeve mund të kishte pasoja negative për Ligën e Kampionëve.

Nga ana e saj, FIFA do të angazhohet që të mos e zhvillojë më këtë ngjarje çdo dy vjet, duke e mbajtur atë në një bazë katërvjeçare. Marrëveshja do të tregonte marrëdhënien e përmirësuar midis presidentëve përkatës, Aleksander Ceferin dhe Gianni Infantino.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB